Ali Ahmeti 28 nëntorin e feston afër Ramiz “non grata” Merko

Gjatë ceremonisë së festimit të 28 nëntorit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar afër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, i cili siç dihet është shpallur persona non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë se në momentin kur Merko ishte shpallur persona non grata nga SHBA, nga BDI pas disa ditëve heshtje kishin marë tre vendime: njëra ishte që të fillojë hetimi menjëherë për Ramiz Merkon, e dyta, pranimi i vendimit të Ramiz Merko për pezullimin e antarësisë së tij në BDI dhe e treta është ndërprerja e aktivitetit partiak në Strugë.
Por kjo fotografi dëshmon se Merko ende vazhdon të jetë aktiv në BDI dhe afër kreut të partisë, Ali Ahmeti. /Alfax.mk