Alcaraz dorëzon fronin: Sinner shpallet kampion në Wimbledon 2025

Tenisti italian Jannik Sinner ka triumfuar për herë të parë në turneun prestigjioz të Wimbledon-it, duke mposhtur në finale kampionin në fuqi Carlos Alcaraz me rezultat 3-1 në sete (4-6, 6-4, 6-4, 6-4), pas një sfide që zgjati tri orë e pesë minuta.
Alcaraz e nisi më mirë ndeshjen duke fituar setin e parë, por Sinner reagoi fuqishëm, duke fituar tre setet e radhës falë qetësisë dhe lojës së fortë në momentet vendimtare. Në secilin nga setet e fituara, italiani arriti nga një break vendimtar, ndërsa në setin e katërt i mbijetoi edhe dy mundësive të Alcaraz për t’u rikthyer në lojë.

Pavarësisht se Alcaraz vinte në finale me dy tituj radhazi në Wimbledon, këtë herë ishte Sinner ai që dominoi dhe tregoi pjekuri të madhe në fushë, duke e merituar plotësisht trofeun e parë Grand Slam në karrierën e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button