Albin Kurti shumë i shqetësuar nga sulmi Iranit ndaj Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur tejet i shqetësuar nga sulmi iranian mw raketa ndaj Izraelit.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti në X.