Albin Kurti e takon Arben Taravarin

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Arben Taravari sot në mëngjes është takuar me kryetarin e LVV Albin Kurti në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Shkup. Lajmin për TV21 e konfirmoi vet Taravari duke shtuar shkurt se “është gjithnjë kënaqësi të takohesh me Kurtin”.
Kryeministri i Kosovës ka shfrytëzuar ndalesën pas arritjes në Aeroportin e Shkupit nga Nju Jorku, për të realizuar takim joformal me Taravarin.

Kryeministri Albin Kurti, i cili është edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka marrë pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PES), që u mbajt në Selinë e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup

Sot Taravrari do të zhvillojë tubim partiak në Gostivar me fillim në orëm 19:00,e më pas do t’u adresohet mediumeve,ndërsa Sela tashmë po mban mbledhjen e kuvendit në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button