Alarmojnë kompanitë e mëdha të veturave – mund të detyrohen të ndalojnë prodhimin

Në një situatë alarmante për industrinë automobilistike, drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të veturave, përfshirë General Motors, Toyota, Volkswagen dhe Hyundai, kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me mungesën e magneteve të rralla nga Kina.
Ato janë thelbësore për prodhimin e komponentëve të tilla si motorët, alternatorët, sensorët dhe sistemet e sigurisë.
Kina, e cila kontrollon mbi 90 për qind të kapaciteteve globale për përpunimin e këtyre magneteve, ka vendosur kufizime të reja në eksport, duke kërkuar që kompanitë të marrin leje nga Pekini për të eksportuar këto materiale.
Si pasojë, eksportet e këtyre magneteve nga Kina janë përgjysmuar në muajin prill.
Në një letër të datës 9 maj drejtuar administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, grupet tregtare që përfaqësojnë këto kompani kanë paralajmëruar se pa një furnizim të qëndrueshëm me këto materiale, fabrikat e automjeteve mund të detyrohen të ndalin prodhimin për disa javë.
Në disa raste, kjo mund të çojë në uljen e vëllimit të prodhimit ose madje në mbylljen e linjave të montimit.
Trump ka dhënë dritën e gjelbër për nisjen e bisedimeve me autoritetet kineze për të zgjidhur këtë çështje, por deri tani nuk ka pasur një zgjidhje të dukshme.