Alarm për zjarr në avion, evakuohen pasagjerët në Spanjë, 18 të plagosur

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjë gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që po përgatitej për t’u nisur.
Sipas informacioneve të para, në bord u raportua për një zjarr të mundshëm, që më pas rezultoi i pavërtetë.

Avioni ishte drejtuar për në Mançester dhe gjithçka ndodhi në mbrëmjen e vonë të 4 korrikut, sipas medias së huaj.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon dhjetëra pasagjerë që largohen nga avioni duke kërcyer nga njëra prej krahëve, që ndodhej rreth 3 metra mbi tokë.

Disa prej tyre u lënduan sapo prekën tokën. Në raste evakuimi emergjent, zakonisht fryhen të gjitha rrëshqitëset e shpëtimit në daljet e avionit. Nuk është ende e qartë pse vetëm njëra prej tyre ajo në derën e përparme të majtë ishte në funksion.

“Një fluturim nga Palma për në Mançester ndërpreu ngritjen për shkak të ndezjes gabimisht të një drite alarmi për zjarr”, konfirmoi kompania ajrore në një deklaratë.

“Pasagjerët u evakuuan duke përdorur rrëshqitëset fryrëse dhe u rikthyen në terminal. Gjatë zbarkimit, një numër i vogël udhëtarësh pësuan lëndime të lehta (dëmtime në kyçin e këmbës, etj.), dhe ekuipazhi kërkoi ndihmë mjekësore menjëherë.”“Më tej, për të minimizuar shqetësimet për pasagjerët, ne siguruam shpejt një avion zëvendësues për të kryer fluturimin, i cili u nis nga Palma në orën 07:05 të mëngjesit të së shtunës. Kërkojmë ndjesë të sinqerta pasagjerëve të përfshirë për çdo shqetësim të shkaktuar.”

Fluturimi i Ryanair 3446 ishte planifikuar të nisej nga Palma në orën 22:50. Nga 18 personat e plagosur, gjashtë u dërguan në spital.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button