Akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, komediani britanik lihet në liri me kusht

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand u la në lirim me kusht nga një gjykatë në Londër këtë të premte, pasi u paraqit para tij për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual që përfshinin katër gra.

Brand, 49 vjeç, nuk u deklarua fajtor. Ai edhe më parë i mohoi akuzat e bëra kundër tij.

Brand u rrethua nga fotografë ndërsa mbërriti në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster për seancën e tij të parë dëgjimore që kur u akuzua muajin e kaluar për nga një akuzë për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe përdhunim oral, si dhe dy akuza për sulm seksual.

Kryemagjistrati Paul Goldspring i tha Brandit të paraqitej në Gjykatën Qendrore Penale, e njohur zakonisht si Old Bailey, në Londrën qendrore më 30 maj dhe i dha lirimin me kusht që ta informonte gjykatën se ku po qëndron, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar apo në SHBA.

Brand aktualisht jeton në Florida, por është i detyruar të marrë pjesë në të gjitha paraqitjet e ardhshme gjyqësore. Nëse nuk i përmbahet kushteve, ai përballet me paraburgim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button