Akulli i Grenlandës shkrihet 17 herë më shpejt për shkak të valës rekord të të nxehtit

Rrjeti shkencor World Weather Attribution (WWA) ka raportuar se gjatë një vale të të nxehtit në muajin maj, shtresa e akullit në Groenlandë është shkrirë me një shpejtësi 17 herë më të lartë se norma mesatare.

“Sivjet në maj, në Islandë janë regjistruar temperatura rekord, që kanë tejkaluar me më shumë se 13 gradë Celsius temperaturat maksimale mesatare të majit gjatë periudhës 1991–2020”, thuhet në njoftimin e WWA.

Instituti meteorologjik raportoi se 84 për qind e stacioneve meteorologjike në Islandë regjistruan temperatura më të larta se çdo maj tjetër të dokumentuar. Po ashtu, WWA bëri me dije se dita më e nxehtë në Groenlandën Lindore gjatë kësaj vale ishte 3.9 gradë më e ngrohtë krahasuar me klimën e epokës para-industriale.

Sipas studiuesve, temperatura të tilla të larta, si ato të vëzhguara në Islandë dhe Groenlandë, ndodhin mesatarisht vetëm një herë në 100 vjet.

Valët e të nxehtit në rajone që zakonisht përjetojnë klimë të ftohtë, si Islanda dhe Groenlanda, sjellin pasoja të veçanta dhe të pazakonta për ekosistemet dhe jetën në këto zona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button