Aktori i famshëm i Hollivudit, Dwayne Johnson godet ashpër Izraelin: Asgjë nuk krahasohet me atë që po bën në Gaza

Aktori i njohur hollivudian, Dwayne Johnson – i njohur gjerësisht si The Rock – ka reaguar ashpër ndaj asaj që po ndodh në Rripin e Gazës, duke e krahasuar realitetin atje me më të keqen që ka parë ndonjëherë në skenarët e filmave.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Johnson shprehet:

“Kam parë shumë të këqija në skenarët e Hollywood-it — por asgjë nuk krahasohet me atë që po bën Izraeli në Gaza.

Qeveria izraelite dhe kryeministri i saj Netanyahu janë kriminelë pa zemër, pa asnjë fije njerëzie”.

Reagimi i tij është përshëndetur nga shumë ndjekës në mbarë botën, të cilët vlerësojnë qëndrimin e hapur të një figure të madhe publike kundër krimeve të luftës dhe mizorive që po ndodhin në Gaza.

Deklarata e Johnson vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë personalitete ndërkombëtare po thyejnë heshtjen përballë katastrofës humanitare në territoret palestineze, të shkaktuar nga gjenocidi i vazhdueshëm i Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button