Aktivistët kërkojnë marrëveshje për pengjet me Gazën në protestë jashtë Konsullatës së SHBA-së në Tel Aviv

Një grup aktivistësh që kërkonin një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza, organizuan një protestë jashtë Konsullatës së SHBA-së në Tel Aviv, duke vizatuar një litar ekzekutimi para ndërtesës dhe duke shkruar frazën “Mundësia e fundit” në gjuhën angleze, raporton Anadolu.
Gjatë demonstratës, aktivistët shfaqën fotografi të pengjeve dhe mbajtën pankarta që kërkonin veprime të menjëhershme për ti sjellë ata në shtëpi.
Personeli i sigurisë ishte i pranishëm derisa protesta zhvillohej para ndërtesës diplomatike.