Aktivistë pro-Palestinës protestojnë ndaj krerëve të federatës së futbollit për ndeshjen e kundër Izraelit në Francë

Aktivistë pro-palestinezë hynë sot me forcë në zyrat e federatës franceze të futbollit në Paris për të protestuar ndaj caktimit të ndeshjes mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit më 14 nëntor.

 

Protestuesit kishin qëndruar të paktën një orë dhe kërkuan takim me krerët e federatës për të paraqitur kërkesat e tyre, shkruan rrjeti vendas AFP.

Në imazhet e publikuara në media demonstruesit dëgjoheshin që këndonin “Partisan Chant”, këngë e rezistencës franceze në Luftën së Dytë Botërore, ndërsa përtokë kishin ulur pankartat me mbishkrime si “Liga e Kampionëve të gjenocidit” si dhe i kërkonin federatës së ndalonin pjesëmarrjen e Izraelit.

Kombëtarja e Francës duhet të përballet më 14 nëntor me atë të Izraelit në stadiumin Stade de France në Paris, teksa ushtria izraelite është akuzuar për gjenocid në ofensivën e saj në Gaza.

“Kjo është një ndeshje me rrezik” prej kontekstit të luftës në Lindjen e Mesme, kishte thënë më herët kreu i policisë Laurent Núñez, duke shtuar se takimi duhet të ketë masa të shtuara si brenda dhe jashtë stadiumit.

Për arsye të ngjashme ndeshja e 10 tetorit Izrael-Francë për Ligën e Kombeve e fituar 4-1 nga francezët, ishte zhvendosur në Budapest të Hungarisë.

Ofensiva e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 40 000 njerëz, kryesisht civilë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë të qeverisë së grupit Hamas, shkruan rrjeti AFP.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button