Aksion policor në Strugë, ka edhe arrestime

Në Strugë është duke u zhvilluar një aksion i madh policor, teksa forcat speciale kanë arrestuar rreth 20 persona.
Sipas informacioneve të para, sot në mëngjes forcat speciale kanë arrestuar të dyshuar për krim në Strugë.
MPB konfirmon se një aksion policor është duke u zhvilluar, por më vonë do të dalë me detaje pas përfundimit të tij.



