Aksion policor në Resnje, arrestohet dileri i drogës

Policia ka zhvilluar një aksion në fshatin Gërnçari të Resnjes ku ka arrestuar personin E.A. (51) te i cili është gjetur drogë.
“Me urdhër të Gjykatës Themelore e Manastirit, është kryer bastisje në banesën dhe lokalet ndihmëse, në pronësi të E.A. në fshat Gërnçari dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar enë me marihuanë, thasë me marihuanë, fara dhe degë kanabisi, një grirëse, sende të ndryshme për kultivimin e kanabisit. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj E.A. do të dorëzohet raporti përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.