Aksion policor në një lokal pranë rrugës Tetovë-Gostivar, ndalohen pesë shtetase të huaja

Minsitria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë pas mesnate në një aksion policor në rajonin e Tetovës ka kryer aksion në disa objekte gastronomike dhe ka ndaluar pesë shtetase të huaja për shkak të shkeljes së qëndrimit turistik.

“Sot (03.05.2025), në periudhën nga ora 00:20 deri në 02:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë realizuan një kontroll në një lokal gastronomik të vendosur përgjatë rrugës Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit, për shkak të shkeljes së qëndrimit turistik, respektivisht qëndrimit në vend në kundërshtim me qëllimin e deklaruar, u ndaluan pesë shtetase të huaja nga Ukraina, Serbia dhe Shqipëria, të moshës nga 28 deri në 37 vjeç. Të njëjtat u ndaluan në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore”, thuhet në komunikatën e MBP-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button