Aksion policor: Arrestohen katër persona në Shkup

Më 23 dhe 24 tetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria katër persona në lokacione të ndryshme të qytetit: A.M. (19), M.M. (46), G.T. (31) dhe B.S. (28), të gjithë nga Shkupi.
Arsyeja e arrestimit ka qenë gjetja dhe sekuestrimi i marihuanës tek personat e ndaluar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse.



