Aksion i madh policor në Shkup, ka të arrestuar!

Forca të shumta policore janë parë nëpër pjesë të ndryshme të Shkupit, ndërkaq nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë bërë të ditur se janë realizuar një sërë bastisjesh në më shumë lokacione.

Si rrjedhojë, janë arrestuar disa persona, ndërkaq nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit konfirmojnë se bëhet fjalë për grup kriminel që lidhet me shitjen e drogës.

Gjatë ditë së sotme policia ka arrestuar Rade Trajkovskin – Shtekli i cili dyshohet për tregti me drogë.

Ai ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.

Ky aksion i MPB-së vjen pas shkatërrimit të grupit të Haraçinës – Bellanoca.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button