Aksion i madh anti-drogë në Maqedoni! Arrestohen tre persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë, në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe në përputhje me autorizimet ligjore, më 30 qershor 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Klimenti i Ohrit ” në Strumicë kanë arrestuar tre persona: E.B. (32) nga fshati Popçevë i Strumicës dhe A.S. (39) dhe A.S. (24) nga rajoni i Shkupit, përcjell TV21.

“Gjatë kontrollit të një veture “Golf” me targa të falsifikuara, të drejtuar nga E.B., janë gjetur gjashtë çanta që përmbanin 100 pako me marihuanë, me një peshë totale prej rreth 100 kilogramësh. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës do të ngrihet kallëzim penal ndaj personave të përfshirë dhe ata do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Strumicës”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button