Aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj, MPB: Është angazhuar edhe njësiti “Tigrat”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se denoncimi për aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar. Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”.

Sipas informacioneve joyzrtare, në veturë ishin 5 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeç, i cili raportohet se është shpëtuar.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Rashçe një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar, . Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i “Tigrave” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button