Aksidenti në Itali, një i lënduar në operim urgjent, të tjerët lëndime të lehta

Ministria e Punëve të Jashtme të RMV ka informuar lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëtarëve që kishin bërë aksident dje në Itali. Sipas informacioneve nga Ambasada në Romë, 11 pasagjerë janë mjekuar nga lëndime më të lehta dhe janë lëshuar nga spitali, ndërsa njëri prej pasagjerëve do ti nënshkrohet operacionit, raporton Alfax.

“Në lidhje me aksidentin e djeshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës në Romë ka marrë informacion se pas ndihmës adekuate mjekësore për lëndimet e lehta të marra, në spitalin në qytetin San Benedetto del Tronto, 11 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë lëshuar nga spitali dje, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe krah”, njofton MPJ, përcjellë Alfax.

Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shoferi 59 vjeçar i këtij autobusi,  kishte humbur jetën në vendngjarje të aksidentit në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button