Aksidenti Manastir-Prilep: Shkon në tre numri i të vdekurve, do të bëhet ekspertizë
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të një makine me një maune mallrash në rrugën regjionale Manastir-Prilep.
Vdekjen e tre personave që ndodheshin në makinën e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa qarkullimi në afërsi të fshatit Llagovo për momentin është ndërprerë.
“”Mëngjesin e sotëm në ora 07:51, në rrugën Prilep-Manastir në afërsi të fshatit Lagovë, automjeti i pasagjerëve “Toyota” me targa të Prilepit, i drejtuar nga N.V. (42) nga Prilepi, me bashkëudhëtarët A.R. dhe F.J., të gjithë nga Prilepi dhe një maun Volvo me targa të Shkupit i drejtuar nga G.R. (51) nga Manastiri”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Gjatë aksidentit mjeti i pasagjerëve ka marrë flakë dhe tre pasagjerët kanë ndërruar jetë në vend. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca në Prilep”, shton MPB.
Lëndime ka marrë edhe shoferi i maunës. Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e arsyeve të aksidentit tragjik.Alfax