Aksident zinxhiror në auostradën afër Smillkovcës

Një përplasje zinxhir në të cilën janë përfshirë disa vetura, një kamion dhe një autobus ka ndodhur mbrëmë në unazën e Shkupit, para daljes për në fshatin Smilkovc në drejtim të fshatit Stajkovc.
Qarkullimi mbrëmë ishte ndërprerë, ndërsa ekipet e policisë dhe emergjenca mjekësore kishin dalë në vendin e aksidentit.
Për momentin nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit dhe as nëse ka të lënduar apo viktima. Më shumë informacion priten gjatë ditës së sotme.
Qarkullimi në unazë ishte i vështirësuar për shkak të mjegullës së dendur.