Aksident tragjik në Maqedoni, humb jetën një çiklist

Dje rreth orës 21:00 në Stacionin Policor të Prilepit është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, një veturë “Renault” me targa të Prilepit, e drejtuar nga T.D. (51) nga fshati Galiçan i Prilepit, ka goditur M.B. (49) nga Prilepi, i cili po shtynte biçikletën.
Në aksident, M.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendngjarje hetime ka kryer ekipi hetues i SPB Prilep dhe një prokuror publik, me urdhërin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button