Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një këmbësor

Në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Kiro Gligorov”, automjeti “Mitsubishi Outlander” i drejtuar nga K.V (26) nga Shkupi ka përplasur biçikletën e drejtuar nga B.K. (78) nga Shkupi.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje çiklisti B.K, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i Urgjencës.

Kontroll në vendin e ngjarjes është bërë nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa shoferi K.V. është ndaluar.

Shoferi është ndaluar në Stacionin e Policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button