Aksident në Shkup: Vetura përplas një vajzë 9-vjeçare, dërgohet në spital me lëndime të rënda

MPB njofton se më datë 13.08.2025, në orën 20:00, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “August Cesarec” në Shkup, një automjet “Renault Twingo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.P. (21) nga Shkupi, ka goditur një vajzë 9-vjeçare – këmbësore nga Shkupi. Në aksident, vajza pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohërski”. Është kryer ekspertizë nga ekipi i hetimit i SPB Shkup.