Aksident në Kërçovë, humb jetën një 23 vjeçar

Një 23 vjeçar nga Kërçova humbi jetën nga aksidenti që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Makedonski Brod – Kërçovë.

Personi nga Kërçova i cili ka pasur automjetin “BMW” ka pasur aksident me 40 vjeçarin i cili ka vozitur automjetin “Audi”, ndërsa në aksident janë goditur edhe 4 automjete tjera të parkuara.

Vdekja e 23 vjeçarit është konstatuar në spitalin e Kërçovës.

“Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”. Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy automjetet, “Mercedes” dhe “Audi”. Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button