Aksident në autostradën “Ibrahim Rrugova”, përfshihen 14 vetura

Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur para pak çasteve të hënën në autostraden Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje.
Sipas pamjeve të publikuar në grupin “Marakli t’kerreve”, shihet se disa vetura janë të përfshira në këtë aksident.
Ndërkohë, policia ka thënë se në këtë aksident janë të përfshira 14 vetura.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojè e aksdentit raportohet edhe per persona té lënduar.”
“Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lenduar.” – ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.



