Agjencia e OKB-së: Shkatërrime të vazhdueshme dhe zhvendosje të detyruara nga Izraeli në Bregun Perëndimor

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) raportoi sot për fushatat e vazhdueshme të shkatërrimit dhe zhvendosjes me forcë të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

“E ardhmja e Gazës dhe Bregut Perëndimor janë një. Një tërheqje në Gaza nuk duhet të bëhet mundësi për të shtrënguar kontrollin e pushtimit diku tjetër”, citoi agjencia të ketë thënë në kompaninë amerikane të mediave sociale X, Roland Friedrich, drejtori i Çështjeve të UNRWA-së për Bregun Perëndimor të pushtuar.

Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 10 tetor, bazuar në një plan me faza të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Friedrich vuri në dukje përshkallëzim të konsiderueshëm të dhunës së kolonëve dhe zgjerimit të tyre në të gjithë Bregun Perëndimor, “duke i shtyrë komunitetet e cenuara palestineze nga tokat e tyre në kushte gjithnjë e më të ashpra, duke hapur rrugën për aneksim”.

Sipas shifrave palestineze, kolonët e paligjshëm izraelitë kanë kryer 7.154 sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në të gjithë Bregun Perëndimor që nga tetori 2023, duke vrarë 33 palestinezë dhe duke zhvendosur 33 komunitete beduine.

Kampet veriore të refugjatëve në Jenin, Tulkarm dhe Nur Shams janë zbrazur gjithashtu, pasi banorëve u ndalohet rreptësisht të kthehen në kampe sipas të njëjtës politikë, shtoi drejtori.

Ai riafirmoi gatishmërinë e UNRWA-së për të punuar në bashkëpunim me të gjitha palët “për të siguruar një rezultat gjithëpërfshirës që mund të formojë gurthemelin e paqes dhe stabilitetit për të gjithë territorin e pushtuar palestinez”.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale izraelite ka vrarë mbi 68.200 palestinezë në enklavë dhe ka plagosur më shumë se 170.300 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar gjithashtu janë përjetuar rritje të ndjeshme të sulmeve gjatë së njëjtës periudhë, me të paktën 1.056 palestinezë të vrarë, rreth 10.300 të plagosur dhe më shumë se 20 mijë të tjerë, përfshirë 1.600 fëmijë të ndaluar, sipas shifrave zyrtare palestineze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button