Aggeler: SHBA do të vazhdojë të sanksionojë personat e korruptuar

Ambasadorja amerikane në vend Angela Aggeler, tha sot se Shetetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të sanksionojnë të korruputuarit në vend dhe rajon, njofton Alfax.

“Përfshirja e ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe familjes së tij në listën e zezë, është dëshmi e mëtejshme se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në mbarë rajonin, pavarësisht nga pozicioni i tyre, përkatësia politike apo koha e abuzimeve. Do të ketë edhe më shumë sanskionime, por fakt është se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë llogari dhe ndryshim”, thekson Aggeler.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Shtetet e Bashkuara e shpallën Angjushevin të papërshtatshëm për të hyrë në vendin e tyre, “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button