Ageler: Maqedonia e Veriut u konfirmua si anëtare e besueshme e NATO-s në ndihmën ndaj Ukrainës

Maqedonia e Veriut i ka konfirmuar vlerat e saj si vend i besueshëm i Aleancës. Ai është vendi i katërt, i cili për nga numri i banorëve e ka ndihmuar Ukrainën, edhe atë jo vetëm me pajisje ushtarake, por edhe përmes mënyrave tjera të asistencës. Ne jemi shumë falënderues, sinqerisht shumë vende tjera më të pasura nuk kanë ndihmuar në atë mënyrë siç ka ndihmuar ky vend, theksoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në intervistën për Kanal 5.
Ajo i falënderoi qytetarët dhe institucionet e vendit që e kanë mbështetur Ukrainën dhe përpjekjet e tyre, përmes NATO-s dhe përmes mënyrave tjera kundër, siç tha, pushtimit të tmerrshëm, brutal dhe të përgjakshëm të Rusisë dhe Putinit dhe luftën e cila zgjat dy vite.



