Afro 200 raketa iraniane sulmojnë Izraelin, Jordania dhe Iraku mbyllin hapësirën ajrore
Gati 200 raketa janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.
Sirenat janë ndezur në të gjithë vendin pasi raketat interceptuese janë lëshuar për t’i rrëzuar ato, shkruan skyneës.
Hapësira ajrore fqinje e Jordanisë është gjithashtu e mbyllur përkohësisht, raportojnë mediat shtetërore.
Bëhet e ditur se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore për në Izrael.
gjithashtu raportohet se edhe Iraku ka mbyllur hapësirën ajrore.