Afrim Gashi viziton Qendrën “Partenija Zografski” në Ditën e Gjuhës së Shenjave

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, ka vizituar Qendrën Partenija Zografski”, një vend ku dashuria, përkushtimi dhe edukimi flasin më fort se çdo fjalë.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, pata kënaqësinë të vizitoj Qendrën “Partenija Zografski”, një vend ku dashuria, përkushtimi dhe edukimi flasin më fort se çdo fjalë.
Theksova angazhimin dhe hapat e Kuvendit në përfshirjen dhe respektimin e personave me nevoja të veçanta.
I urova nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë të veçantë dhe i përgëzova për shembullin që japin çdo ditë me punën e palodhur dhe vullnetin e palëkundur.
U shpreha i bindur që nuk ka nevojë për zë kur zemrat flasin të njëjtën gjuhë, prandaj kur mësojmë të komunikojmë me duart tona, fillojmë të kuptojmë më mirë me zemrat tona”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button