Afrim Gashi uron Niko Peleshin për zgjedhjen Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi, për zgjedhjen në krye të Parlamentit të Shqipërisë.
Në urimin e tij, Gashi theksoi se pret forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.
Urimi i Gashit:
Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes së z. Niko Peleshit si Kryetar i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Ndaj bindje që gjatë mandatit të z. Peleshit do të thellohen më tej marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore e vëllazërore mes vendeve tona, të ndërtuara mbi respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Mezi pres të forcojmë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe të punojmë së bashku për avancimin e aspiratave tona të përbashkëta eurointegruese, stabilitetin rajonal dhe zhvillimin demokratik. Ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës tuaj të rëndësishme dhe shpreh gatishmërinë time për të kultivuar një partneritet të ngushtë mes dy parlamenteve tona.
Me respekt,
Afrim Gashi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Urimi i Gashit u publikua në gjuhën shqipe dhe maqedonase.



