Afrim Gashi: Tifozeria e vërtetë është himni i dashurisë, jo zëri i urrejtjes

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur mbështetjen e tij për KF Shkëndija përmes një mesazhi të fuqishëm për sportin, unitetin dhe dinjitetin kombëtar.
“Shkëndija gjithmonë ka qenë simbol i forcës, guximit dhe krenarisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sonte do jemi aty, që bashkë me ekipin të mbështesim vlerat tona që na karakterizojnë dhe na bashkojnë si komb,” u shpreh Gashi.
Ai thesoi se më shumë se rezultati i një ndeshjeje, rëndësi ka mënyra se si shprehim identitetin tonë përmes sportit dhe tifozerisë së dinjitetshme: “Le të tregojmë sonte që tifozeria e vërtetë është himni që rrjedh nga dashuria dhe jo zëri i shfrenuar nga fyerjet dhe urrejtja.”
Mesazhi i Gashit vjen si thirrje për qytetari, vetëpërmbajtje dhe krenari kombëtare, duke nënvizuar se forca e vërtetë qëndron në unitetin dhe madhështinë e një populli që di të ruajë dinjitetin e vet, edhe në tribunat sportive.