Afrim Gashi telefonon Albulena Haxhiun, urime për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka telefonuar Albulena Haxhiun e cila dje u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës.
“Si punë e parë sot, telefonova miken dhe tashmë homologen time nga Kosova, znj. Albulena Haxhiu, për ta uruar përzemërsisht për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Kosovës.
Rikonfirmuam përkushtimin për thellimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet vendeve tona dhe forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në shërbim të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button