Afrim Gashi takon Sekretarin e përgjithshëm të PABSEK-ut, Asaf Haxhiev

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), Asaf Haxhiev.
“Sot realizova takim me Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), Asaf Haxhiev. Në takim biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe për kontributin që Republika e Maqedonisë së Veriut jep si anëtare aktive e PABSEK-ut.
Vëmendje të veçantë i kushtuam edhe situatave aktuale ndërkombëtare, veçanërisht gjendjes shqetësuese në Lindjen e Mesme. U pajtuam se lufta nuk është zgjidhje për problemet, por krijon sfida dhe vuajtje të reja. Shprehim dëshira të sinqerta dhe mbështetje për tejkalimin sa më të shpejtë të krizës, përmes përpjekjeve të përbashkëta, dialogut dhe paqes”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button