Afrim Gashi takon menaxherin e Bankës Botërore për RMV dhe Kosovë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka takuar menaxherin e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Massimiliano Paolucci.
Siç njoftohet, Gashi ka biseduar me Paoluccin për projektet e ardhshme të vendit me Bankën Botërore.
“Biseduam për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të vendit tonë me Bankën Botërore dhe e falënderova për mbështetjen e deritanishme të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe rajonit”, thuhet në postimin e Gashit në Facebook.



