Afrim Gashi takon ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Rexhep Alltepe

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim miqësor me ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Rexhep Alltepe, nga Turqia.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në lidhjet midis qyteteve, mundësitë ekonomike dhe shkëmbimet kulturore.

Gashi e falënderoi Alltepen për mbështetjen dhe interesin e tij të vazhdueshëm për Maqedoninë e Veriut, si dhe për kujdesin ndaj diasporës shqiptare në Turqi. Ai vlerësoi se përvoja dhe rrjeti i kontakteve të ish-kryetarit të Bursës mund të kontribuojnë në krijimin e partneriteteve dhe projekteve të reja me interes të ndërsjellë.

“Kemi një vizion të qartë: më shumë mundësi për qytetarët tanë, më shumë bashkëpunim dhe lidhje më të forta midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë”, theksoi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button