Afrim Gashi takon Albin Kurtin në Shkup, bashkë nisin rrugën drejt Manastirit në Ditën e Alfabetit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim “vëllezëror” në Shkup me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me liderë të koalicionit VLEN.

Në një status publik, Gashi theksoi se takimi është mbajtur në frymën e bashkëpunimit, pikërisht në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke diskutuar për zhvillimet politike në rajon dhe për lidhjet institucionale e kombëtare mes dy vendeve.

“Një takim vëllezëror sot në Shkup me Kryeministrin e Kosovës, mikun tim Albin Kurti, dhe me miq e liderë nga koalicioni VLEN. Në këtë Ditë të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, biseduam me frymë bashkëpunimi për zhvillimet politike në rajon dhe për rrugët që na lidhin si institucione, si fqinj dhe si komb”, shkruan Gashi.

Ai njoftoi gjithashtu se bashkë me Kurtin dhe përfaqësuesit e VLEN-it kanë filluar rrugëtimin drejt Manastirit, “vendit ku drita e shkronjave tona u bë udhë për të gjithë ne”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button