Afrim Gashi shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Afganistan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas lajmit për tërmetin shkatërrues në Afganistan, ku humbën jetën mbi 600 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të plagosur.

“Lajmi për tërmetin shkatërrues në Afganistan, ku u shuan mbi 600 jetë të pafajshme dhe mijëra të tjerë mbetën të plagosur, është një dhimbje që na prek thellësisht si njerëz dhe si shoqëri”, ka shkruar Gashi.

Ai u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksoi se Kuvendi dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut solidarizohen plotësisht me popullin afgan:

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritet të plotë me popullin afgan. Në këto momente të vështira, lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të prekurit nga kjo tragjedi e dhimbshme.”

Në fund, Gashi shprehu urime për shërim të shpejtë të të lënduarve dhe bëri thirrje për reagim të shpejtë nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare:

“Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shpresojmë që autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare të reagojnë me efikasitet për të ofruar ndihmën e nevojshme.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button