Afrim Gashi pret ambasadorin e ri të Zvicrës, Kristof Zomer

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e ri të Zvicrës, Kristof Zomer.
“Pata nderin të mirëpres në takim, ambasadorin e ri të Zvicrës, Sh.T. z. Kristof Zomer. Në një atmosferë shumë konstruktive, afirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërmjet vendeve tona.
Shpreha mirënjohjen e përzemërt për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i jep vendit tonë, veçanërisht në procesin e integrimeve europiane, si dhe për projektet jetike që forcojnë kapacitetet parlamentare, transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve.
Theksuam rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë, për forcimin e raporteve ndërparlamentare dhe bilaterale”, ka shkruar Gashi, përcjell Alfax.mk



