Afrim Gashi përgëzon suksesin e skijatorit Alban Elezi me prejardhje nga Shkupi

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se janë duke ndjekur me vëmendje paraqitjet e skijatorit Alban Elezi Cannaferina i cili është me prejardhje nga Shkupi.
“Me krenari ndjekim sukseset e skijatorit me prejardhje nga Shkupi, Alban Elezi Cannaferina, i cili u rendit i treti në sllallomin e madh të Schladmingut në kuadër të Kupës së Botës. Ky rezultat i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare jo vetëm që i hap rrugën drejt pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, por është edhe dëshmi e qartë e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur që e karakterizon. Sukseset e sportistëve me rrënjë nga vendi ynë, kudo që ata garojnë, janë vlerë e përbashkët dhe burim krenarie për mbarë shoqërinë, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim i fuqishëm për të rinjtë dhe për zhvillimin e sportit në përgjithësi.



