Afrim Gashi njofton për ligjet e miratuara sot në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar për ligjet të cilat u miratuan sot në Kuvend në disa seanca plenare.
“Një ditë produktive në Kuvend, ku u pëmbyllën disa seanca plenare.
Me konsenzus të gjërë u
zgjodh Avokati i Popullit, me ç’rast Faton Selami merr këtë përgjegjësi për garantimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Ndër të tjerat, u miratuan disa akte të rëndësishme për qytetarët:
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet (i ashtuquajturi Ligji për Qytetin e Sigurtë)
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici
Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale të keqpërdorimit seksual të personave të mitur dhe pedofili
Këto vendime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit ligjor, rritjes së sigurisë publike dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button