Afrim Gashi: Në Sheshin “Iliria”, NJË ZË buçon për të ardhmen!

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vlerësuar se koalicioni VLEN zhvilloi një fushatë shembullore, të bazuar në dinjitet, qetësi dhe vizion të qartë politik.

“Në një atmosferë impozante, sonte u përmbyll një fushatë shembullore, e zhvilluar me dinjitet, qetësi dhe vizion të qartë. Ndihem veçanërisht i lumtur që koalicioni VLEN dëshmoi se gara politike mund të bëhet me ide, program të qëndrueshëm dhe me respekt për qytetarin”, ka shkruar Gashi.

Ai ka përgëzuar kandidatët dhe aktivistët e koalicionit për punën e tyre të përbashkët dhe për frymën e bashkimit që, sipas tij, u reflektua gjatë gjithë fushatës.

“Përgëzova miqtë e mi për këtë angazhim që foli me ‘një zë’ të bashkuar, si dhe me mbështetje frymëzuese nga qytetarët që kërkojnë shpresë, zhvillim dhe mundësi reale për çdo komunë”, theksoi Gashi.

Sipas tij, kjo fushatë, e udhëhequr nga një kulturë e lartë politike dhe e lirë nga ofendimet apo përçarjet, është shembull se si duhet të zhvillohet politika në vend.

“Fushatë si kjo, e udhëhequr nga një kulturë e lartë politike, pa ofendime e përçarje, është e vetmja që vlen. Uroj që të dielën, ky zë të dëgjohet fuqishëm!”, përfundoi kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button