Afrim Gashi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Romëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për Ditën e Romëve.
“Me kënaqësi mora pjesë në ceremoninë solemne organizuar për Ditën e Romëve, një ngjarje e rëndësishme që shënon pasurinë kulturore dhe historinë e romëve. Ata janë një pjesë e çmuar e mozaikut tonë shoqëror dhe përfaqësojnë vlerë të diversitetit multikulturor.
Ky ishte një rast i veçantë për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të romëve në shoqërinë tonë, si dhe për të theksuar angazhimin tonë për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar barazi e mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button