Afrim Gashi merr pjesë në Konferencën Rajonale Liberale “Quo Vadis Europa 2025?” në Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale Liberale “Quo Vadis Europa 2025?”, e mbajtur në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve liberalë nga Bashkimi Europian dhe rajoni.
“Në fjalën time shpreha mirënjohje për mbështetjen e deritanishme ndaj aspiratave europiane të vendit dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të këtij angazhimi, në mënyrë që vlerat politike, kulturore, ekonomike dhe liberale të BE-së të përfshijnë edhe vendin tonë.
“Në mesin e liberalëve, sot po qëndron një politikan i qendrës së djathtë. Ka të tjerë edhe në shtigjet e së majtës. Megjithatë, ka diçka që na bashkon të gjithëve – ato janë vlerat europiane.”
Konferenca u organizua nga Rrjeti Liberal i Europës Juglindore (LIBSEEN), me mbështetjen e ALDE, ELF dhe Parlamentit Europian, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbim idesh dhe forcim të partneriteteve”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button