Afrim Gashi me homazhe simbolike në Baku: Nderim për heronjtë dhe liderin historik të Azerbajxhanit

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Baku, ka zhvilluar disa aktivitete me rëndësi simbolike dhe historike.
“Gjatë vizitës zyrtare në Baku, zhvillova disa aktivitete me rëndësi simbolike dhe historike: Vendosa kurorë pranë Monumentit të Fitores, në nderim të të rënëve për lirinë dhe paqen.
Vendosa lule pranë varrit të Udhëheqësit Kombëtar të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, në shenjë respekti për trashëgiminë e tij shtetformuese.Këto homazhe përfaqësojnë vlerësimin e ndërsjellë mes vendeve tona dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore”, ka shkruar Gashi.