Afrim Gashi kryeson Mbledhjen e Seksionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka kryesuar me Mbledhjen e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, ku për kryetare u zgjodh deputetja Ivanka Vasilevska.
“Kryesova Mbledhjen e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, ku për kryetare u zgjodh deputetja Ivanka Vasilevska. Me këtë rast, i urova sukses në ushtrimin e mandatit dhe përfaqësimin e Kuvendit në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.



