Afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër u zgjat edhe për tre vjet
Kuvendi në seancën e sotme urgjente të 150-të me 78 vota “për” e mbështeti propozimin e Qeverisë që pas procedurës së shkurtuar të miratohet projektligji për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovc – Shtip dhe autostrada Kërçovë – Ohër, transmeton Portalb.mk..
Me këtë projektligj kërkohet të shtyhet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër deri në fund të vitit 2026. Qeveria javën e kaluar në një seancë përcaktoi propozimin e dispozitave për shtesat ligjore për të lidhur një aneks të ri, të gjashtë me radhë, të marrëveshjes së ndërtimit me kinezen “Sinohydro”. Procedurat e mëposhtme për Projektligjin u debatuan në Komisionin Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe në Komisionin Legjislativ.
“Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, shqyrtoi Informatat për nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovës-Ohër, me qëllim të lidhjes së aneksit nr. 6 të kontratës për ndërtimin e autostradës, seksioni Kërçovë – Ohër, dhe përcaktoi draft dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë seksion të autostradës. Shkak për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë bërë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni”, njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar.
Kujtojmë se, ndërtimi i autostradës ka filluar në vitin 2014 dhe afati i ndërtimit është zgjatur disa herë, janë nënshkruar 5 aneks kontrata dhe me disa prej tyre është rritur edhe çmimi. Për ndërtimin e autostradës deri më tani janë shpenzuar rreth 440 milionë euro dhe rreth 160 milionë kanë mbetur nga kredia kineze për përfundimin e autostradës. Drejtori i NP RRSh-së, Ejup Rustemi, deklaroi më 18.02.2024 se, autostrada Kërçovë-Ohër është një projekti i keq, por edhe pse i kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë, kur të realizohet 80% e projektit, nuk ka kthim mbrapa.