Afatet dhe procedura e shpejtë për zgjedhjen e Qeverisë teknike

Qeveria ka zgjedhur strategjinë se si do të zhvillojë procedurën për përzgjedhjen e qeverisë teknike para zgjedhjeve. Informatat e fundit jozyrtare janë se deri në fund të javës do të ketë një takim të kryetarit të Kuvendit Xhaferi me kryeministrin Kovaçevski se kur saktësisht do të dorëzojnë dorëheqjet nga këto dy pozita.

Plani fillestar, sipas zyrtarëve nga partitë në pushtet, është që të bëhet nga 24 deri më 26 janar. Nga ana tjetër, dorëheqjet e tyre duhet të konstatohen në një seancë të re që duhet të caktohet një ditë më vonë. Në këtë seancë do të duhet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Për këtë pozitë nga LSDM është propozuar koordinatori Jovan Mitreski.

Kjo do të thotë se Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër teknik, të premten ose të shtunën e ardhshme do ta marrë mandatin nga kreu i shtetit Pendarovski. Menjëherë më pas ai do të duhet të propozojë programin dhe përbërjen e kabinetit të tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e qeverisë teknike do të caktohej në fundjavën e 27 ose 28 janarit.

Kuvendi duhet të shpërndahet deri në mes të shkurtit. Dhe opozita do të përdorë afatet për të përcaktuar përfaqësuesit e saj në qeverinë teknike – dy ministra dhe tre deputetë. Organet partiake në VMRO-DPMNE do të takohen për festën e Ujit të Bekuar.

Në 10 ditët e ardhshme priten edhe vendiet përfundimtare nga partitë shqiptare në pushtet, nëse do të ketë koalicion pro-evropian LSDM-BDI dhe çfarë qëndrimi do të mbajë Aleanca për Shqiptarët, a do të bëjë koalicion me Ali Ahmetin ose të qëndrojë në anën e opozitës me Lidhjen Evropiane për Ndryshim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button