Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

Aeroporti i Stambollit ishte sërish aeroporti më i ngarkuar në Evropë gjatë javës së kaluar, me një mesatare prej 1.556 fluturimesh në ditë, njoftoi ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, raporton Anadolu.

Aeroporti i Stambollit tejkaloi për periudhën 13–19 tetor aeroportin e Amsterdamit, atë të Frankfurtit, “Charles de Gaulle” të Parisit dhe “Heathrow” të Londrës, deklaroi Uralogulu.

Në të njëjtën listë, Aeroporti i Antalyas, qendra e rivierës turke, renditej i nënti me një mesatare prej 957 fluturimesh në ditë, shtoi ai.

Uraloglu tha se, sipas një raporti të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (Eurocontrol) për periudhën 13–19 tetor, Turqia në tërësi renditet e gjashta mes vendeve evropiane për nga volumi i trafikut, me një mesatare prej 3.841 fluturimesh në ditë, duke lënë pas vende si Greqia, Holanda, Polonia dhe Norvegjia.

Ai raportoi gjithashtu se Aeroporti i Stambollit u rendit i shtati në botë midis 25 aeroporteve globale, me një mesatare prej 790 ngritjesh në ditë për periudhën 13–19 tetor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button